VIDEO/ “Nuk m’u shemb asnjë pallat”- ndërtuesi turk: Më vendosën gjobë, më thoshin…
Malatja ishte një nga zonat më të goditura nga tërmetet në Turqi. Shumë pallate u shembën e të tjera u dëmtuan rëndë. Rezidenca të tëra që dukeshin si ndërtesa luksoze u kthyen në grumbuj pluhuri, duke ngritur shqetësimin e ekspertëve për ndërtime jocilësore
Ndërkohë, së fundmi në rrjete sociale po bën xhiro dëshmia e një ndërtuesi turk, të cilit sipas mediave lokale nuk iu shemb asnjë pallat nga tërmeti.
I revoltuar ai dëgjohet të thotë se para tërmetit kishte marrë një gjobë të majme prej 300 mld lirash vetëm se pallatet e tij nuk dukeshin të bukura.
Malatya’da, binaları çökmeyen müteahhit tepkili:
Şimdi beni arıyorlar ‘Size madalya vereceğiz’ diyorlar. O.ç. 300 milyar ceza yazdı bana o zaman. Süsü püsü yok diye… Şimdi süslü püslüler hep döküldü. pic.twitter.com/Clsmy95zeU
— Con Sinov (@lordsinov) February 13, 2023
“Tani më thërrasin më thonë do të japim medalje. Më përpara më vendosën 300 miliardë lira gjobë se thoshin ishin të shëmtuara. Ato të zbukuruarat tani janë të gjitha përtokë”, thotë ai në një video që është shpërndarë në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit