Shtohen tensionet Turqi-Francë, reagon Ankaraja pas karikaturave të Charlie Hebdo mbi Erdogan

28 Tetor 2020 | 14:04

Zyrtarë të lartë turq dënuan një karikaturë kushtuar  Presidentit Tayyip Erdogan në të përjavshmen satirike franceze Charlie Hebdo, duke e cilësuar  atë një “përpjekje të neveritshme” për “përhapjen e racizmit dhe urrejtjes kulturore”. 

Ankaraja është shprehur se pas këtij aksioni do të ndërmarrë aksione konkrete dhe diplomatike

“Ne e dënojmë me forcë botimin në lidhje me presidentin tonë në revistën franceze e cila nuk ka respekt për asnjë besim, shenjtëri dhe vlera,” – shkroi zëdhënësi presidencës, Ibrahim Kalin në Twitter.

“Ata thjesht po tregojnë vulgaritetin dhe imoralitetin e tyre. Një sulm ndaj të drejtave personale nuk është humor dhe shprehje e lirisë,” – shtoi ai.

Karikatura në kopertinën e Charlie Hebdo,  postuar edhe në rrjetin social të revistës tregon presidentin Erdoganin të ulur, duke mbajtur një pije e ku duket edhe  një grua të veshur me hixhab islamik.

Zemërimi turk për karikaturën shton edhe më shumë tensionet midis Turqisë dhe Francës rreth karikaturave të Profetit Muhamed, të cilat nisën  pas vrasjes së një mësuesi  francez i cili u kishte treguar nxënësve karikaturat  gjatë një ore mësimi.

Nga ana tjetër shefi i Elisezë i ka mbrojtur karikatura të tilla duke i cilësuar si liri e shprehjes.

Erdogan kritikoi ashpër Macron duke thënë se lideri francez kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor, duke e shtyrë Francën të thërrasë ambasadorin e saj nga Ankaraja.

Presidenti turk po ashtu në shenjë reagimi kërkoi bojkot të produkteve franceze.

Përplasja e fundit ashpërson tensionet mes dy shteteve por edhe të shefit të Elizesë me botën arabe ku ka patur protesta të shumta kundër tij.

 

Lexoni gjithashtu: 

Tensionet Erdogan-Macron, në disa shtete arabe bojkotohen mallrat franceze

Tensionohen raportet mes presidentit francez dhe botës arabe pas komenteve për karikaturat e profetit Muhamed

Presidenti turk Erdogan: Macron të kryejë kontrolle mendore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë tu duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026