Familjarët e viktimave të 21 janarit kallëzim të ri në SPAK kundër Berishës e Bashës
Familjarët e 4 viktimave të “21 janarit” kanë dorëzuar këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim të ri në lidhje me vrasjen në bulevard të familjarëve të tyre.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë kallëzimin e bërë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, drejtuesit të Gardës Ndrea Prendin, dhe gardistit Agim llupo në rolin e ekzekutorit.
Kallezimi i ri vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli moskompetencën për hetimin e dy kallëzimeve të Partisë Socialiste dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
SPAK duke shpallur mos-kompetencën për 21 janarin e kaloi dosjen sërish në Prokurorinë e Tiranës.
Duket se familjarët e viktimave nuk kanë besim tek prokuroria e kryeqytetit, përfshirë dhe xhaxhain e Aleks Nikës i cili ka deklaruar publikisht se audo-inçizim që disponon për komunikimet e brendshme të gardës më 21 janar, do ta dorëzojë vetëm në SPAK.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta


