Drejtuesi i SPAK-ut, tre kandidatët shpalosin platformat në KLP

18 Dhjetor 2019 | 17:25

Të enjten SPAK do të ketë drejtuesin e tij. Këshilli i Lartë i Prokurorisë dëgjoi platformat e tre kandidatëve.

Kandidati i parë për kreun e SPAK, Altin Duman tha se vizioni i prokurorisë speciale do të jetë promovimi i mirëqenies në shoqërinë tonë nëpërmjet nxitjes së shoqërisë dhe shtetit ligjor.

I pyetur se kur SPAK do të jetë efiçent, Dumani nuk dha një përgjigje konkrete..

“Qenia funksionale e byrosë kombëtare të hetimit, e cila merr një goxha kohë, plotësimi i gjithë administratës së prokurorisë së posaçme kërkon kohën e nevojshme pasi ata duhet të kalojnë jo vetëm procedurat e rekrutimit, por kemi dhe një specifikë; duhet t’i nënshtrohen vetingut, i cili do të kryhet nga një komision i posaçëm që do përbëhet nga dy prokurorë dhe një gjyqtar”, – tha ai

Arben Kraja, kandidati tjetër, kërkoi t’i besohet kjo detyrë dhe në fund të mandatit të tij 3-vjeçar SPAK sipas tij do të ketë rezultate.

“E para, struktura të ishte e plotë nga pikëpamja organizative dhe funksionale. E dyta, opinion publik të ishte i kënaqur me rezultatet e kësaj strukture. E treta partnerët të ishin të kënaqur nga rezultatet e kësaj strukture”, – tha Kraja

Kandidati i tretë për kreun e Prokurorisë Speciale, Edvin Kondili për disa minuta u fokusua tek hetimi pasuror.

I pyetur nëse e penalizonte mosmbajtja e asnjë pozicioni drejtues në prokurori, ai tha se këto vende më parë nuk kanë qenë në bazë të meritokracisë.

“Në vlerësimin tim, i njëjti prokuror që heton çështjen penale duhet të ndjekë dhe hetimin pasuror duke kompletuar në tërësi rezultate e një hetimi efektiv kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por jo vetëm”, – tha ai

Të enjten 8 prokurorët e SPAK do të betohen tek Presidenti i Republikës dhe në datën 20 fillojnë punë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026