I ra bilbilit, Spaho përjashtohet nga Kuvendi. I hiqet dita e punës

16 Shkurt 2023 | 14:08

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të enjteje.

Shakak për përjashtimin e deputetit është bërë sjellja e tij gjatë punimeve të Kuvendit.

Ai bllokoi disa herë foltoren e Kuvendit si dhe i ra bilbilit në momentin që merrej fjala nga deputetët e maxhorancës në Kuvend.

Bëhet me dije se deputetit demokrat krahas masës për përjashtim do t’i hiqet dhe dita e punës.

Vendimi iu komunikua deputetit Spaho nga zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj.

“Ju heq të drejtën e fjalës gjatë kësaj seance plenare. Nuk kemi të drejtë as për replikë, as për asgjë dhe do të sigurohen t’iu jap këtë masë sa herë që ju të vazhdoni të përsërisni këtë. Ju vijoni të cënoni rregullin e kësaj seance”, tha Felaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026