Sindikatat kundër reformës së pensioneve në Francë, në mars protesta e madhe
16 Shkurt 2023 |
16:31
Marseja është një nga qytetet e shumta të Francës ku po zhvillohen protesta kundër reformës së pensioneve. Bëhet fjalë për grevën e pestë kundër projektit që shtyn moshën minimale të tërheqjes nga puna nga 62 në 64 vjeç.
Të shtunën e kaluar rreth 1 milion persona protestuan në mbarë vendin. Pjesëmarrja në manifestimet e së enjtes rezulton më e tkurrur, por objektivi kryesor i sindikatave franceze është të paralizojnë vendin për 7 marsin e ardhshëm.
Ndërkohë, debatet parlamentare mbi reformën po hyjnë në fazën finale në Asamblenë Kombëtare. Pas mesnatës së të premtes, drafti do të ekzaminohet përpara se t’i dërgohet Senatit.
Lajme të Sugjeruara
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet