Del në ankand bibla më e vjetër hebraike, kap çmimin marramendës

16 Shkurt 2023 | 13:56

Bibla më e hershme dhe më e plotë hebraike, Codex Sasson, një “gur testues jetik i historisë njerëzore” që daton më shumë se 1100 vjet më parë, do të shitet në ankand.

Libri i shenjtë ofrohet nga  shtëpia e ankandit Sotheby’s me një vlerë prej 30-50 milion dollarësh (25-42 milion £), duke e bërë atë dokumentin ose dorëshkrimin historik më të vlefshëm që shfaqet në ankand.

E përbërë nga 24 libra të ndarë në tre pjesë – Pentateuku, Profetët dhe Shkrimet – Bibla Hebraike është themeli i Judaizmit dhe besimeve të tjera .

Në krishterim, tekstet referohen si Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re dhe janë përfshirë në kanunin biblik.

Islami gjithashtu i vlerëson  tregimet e Biblës Hebraike, ku shumë prej tyre janë të përfshira në Kur’an dhe vepra të tjera të rëndësishme të letërsisë islame.

“Bibla hebraike është teksti i shenjtë, themelor për popujt anembanë globit,” tha Sharon Mintz, specialiste e lartë e Sotheby.

Emri “Codex Sassoon” vjen nga pronësia e mëparshme e Biblës, si pjesë e koleksionit të famshëm të David Solomon Sassoon, i cili mblodhi koleksionin më të rëndësishëm privat të dorëshkrimeve në shekullin e 20-të. Përpara Codex Sassoon, vetëm fragmente të teksteve biblike ekzistonin në copëza , thonë ekspertët. Sotheby’s tha se ndërsa Bibla zinte një vend të spikatur në koleksionin e Sassoon-it, ajo vetëm kohët e fundit u studiua shkencërisht . Pëbërja  me karbon verifikoi ekzistencën e saj në shekullin e 9-të, duke e bërë atë më të vjetër se Kodiku i Aleppos dhe Kodiku i Leningradit, dy Bibla të tjera  hebraike të njohura  si më të hershme.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026