Dikur një seks simbol që ‘çmendi botën’, ndërron jetë aktorja e njohur

16 Shkurt 2023 | 13:05

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane Raquel Welch ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 82-vjeçare.

Ylli i kinematografisë ndërroi jetë në mënyrë paqësore të mërkurën në mëngjes pas një sëmundjeje të rëndë, bëri me dije menaxheri i saj.

Ëelch u bë një seks simbol ndërkombëtarë në vitet 1960, e njohur gjerësisht për rolin e një gruaje shpellash të veshur me bikini në filmin e vitit 1966 “Një milion vite para Krishtit”.

Ajo gjithashtu fitoi një Golden Globe për rolin e saj në filmin e vitit 1974 “Tre Muskutjerët”

E lindur Jo-Raquel Tejada në vitin 1940, Welch u rrit në Kaliforni, ku fitoi konkurset e bukurisë adoleshente dhe më vonë u bë një parashikuese lokale e motit.

Gjatë një qëndrimi të shkurtër në Dallas, Teksas, nëna e divorcuar e dy fëmijëve modeloi për dyqanin e veshjeve Neiman Marcus dhe punoi si kamariere në një bar.

Suksesi i saj i madh erdhi në vitin 1964 menjëherë pasi u kthye në Kaliforni, ku mori pjesë në një muzikal të këngëtarit Elvis Presley.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026