Censi në shtator | 8000 individë do kryejnë regjistrimin e popullsisë dhe banesave
Pas 3 viteve nga afati i përcaktuar, regjistrimi i popullsisë dhe banesave ka një datë. CENSI do të nisë në 18 shtator të këtij viti, dhe 8000 individë të trajnuar do të trokasin derë më derë për të marrë në pyetje të gjithë banorët e republikës së Shqipërisë.
INSTAT njofton se infrastruktura është gati tashmë, pas 3 pezullimeve që erdhën nga pandemia dhe dështimi i tenderëeve me mjetet elektronike.
Për herë të parë të dhënat për popollsinë nuk do të ruhen në fletë, por në tableta, sic i kërkon edhe Bashkimi Europian.
I gjithë procesi, i cili në fazën e pyetjeve do të zgjatë 6 javë pritet të kushtojë 16 milionë euro. Rezulatet paraprake do të shpallen nga Instat në qershor 2024, pra 8 muaj pas mbledhjes së informacionit.
Të gjitha pyetjet e anketës janë të detyrueshme, me përjashtim të identifikimi etnik, fesë dhe gjuhës. Cdo individ është i lirë të përgjigjet ose jo për këto tri elemente.
Regjistrimi i parë zyrtar i popullsisë dhe banesave zhvilluar në vitin 1923, dhe sot kur kanë kaluar 100 vite, ky do të jetë CENSI i dymbëdhjetë.
Ai ka rëndësi të madhe për planifikimin e investimeve publike, për alokime buxhetore e për shërbime publike.
Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord