Joe Biden hedh votën, 53% kuota e qytetarëve amerikanë që kanë votuar

28 Tetor 2020 | 21:30

Kandidati demokrat për president, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill votuan të mërkurën për zgjedhjet presidenciale, duke iu bashkuar mbi 74 milionë amerikanëve që kanë votuar kur kanë mbetur 6 ditë nga kontesti.

Biden votoi në qytetin e tij të lindjes, Uillimgnton, në shtetin e Delauerit, ku ai pritet të fitojë lehtë. Në fund të votimit, pretendenti për Shtëpinë e Bardhë iu përgjigj interesit të medias lidhur me situatën në Filadelfia, ku së fundmi janë mbajtur një seri protestash pas vrasjes së një personi me ngjyrë nga policia.

 “Ajo që mund të them është se nuk ka justifikim për plaçkitjet dhe dhunën, për çfarëdo qoftë. Mendoj se të protestosh është tërësisht legjitime dhe e arsyeshme. Por mendoj gjithashtu se plaçkitja, sikurse thanë dhe familjarët e viktimës, nuk duhet të ndodhë”, tha Biden.

Donald Trump, që ka mbajtur më shumë evente elektorale, votoi të shtunën e kaluar në një librari publike në Florida, fare pranë një prej klubeve të tij të golfit. Ai e ndryshoi rezidencën e tij nga Nju Jorku rreth 1 vit më parë.

Numri i personave që kanë votuar deri tani përbëjnë më shumë se 53 për qind të votuesve që dolën në zgjedhjet e 2016-s, sipas një përllogaritjeje të bërë nga Komisioni Elektoral Amerikan në Universitetin e Floridës.

Deri tani Biden kryeson në sondazhet kombëtare, gjë që tregon pakënaqësinë publike ndaj menaxhimit që administrata Trump i ka bërë krizës më të rëndë shëndetësore në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026