Kadilli zbulon arsyet: Ja pse Rama nuk shkon në parlament
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka analizuar nga studio e Euronews Albania, arsyet pse Rama nuk përballet me opozitën në parlament për çështjen Mcgonigal.
Sipas Kadillit Rama nuk shkon në parlament pasi e di se ai debat nuk mund të fitohet. Kjo pasi opozita mund ta akuzojë për çfarë të dojë dhe çdo gjë do të merret si fakt.
Kadilli tha se Rama nuk ka si të mbrohet sa kohë që askush nuk e di si është e vërteta.
“Besoj që Rama ndjen një gjë që ky debat është i pafitueshëm. Në këtë debat mund të thuhen çfarë të duash dhe mund të besohen edhe nëse nuk janë të vërteta.
Unë them që “dyshoj se aty ka gjëra për Ramën”, i besoj unë këto. A janë të vërteta? Këtë nuk e di! Por po dola dhe t’i them në parlament këto merren të mirëqëna.
Dhe Rama nuk mund të dalë të më thotë mua që “jo s’është e vërtetë” se as ai nuk e provon dot. Ai e kupton që ky lloj debati dëmton vetëm Ramën.
Tani na del si ai nxënësi i mirë dhe që thotë nuk i bëj më këto qyfyre në parlament, kur është ai që e ka përdhosur gjuhën në parlament”, tha Kadilli.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta