Presidentja e Oscar e pranon: “Shuplaka” nuk u ndëshkua mjaftueshëm
Presidentja e akademisë së çmimeve Oscar, Janet Young tha sot se reagimi i tyre pasi aktori Ëill Smith goditi prezantuesin Chris Rock në ceremoninë e çmimeve 2022 nuk ishte mjaftueshëm.
Ajo vlerësoi se Akademia “duhej të vepronte shpejt dhe me vendosmëri”, raporton BBC.
Smith e goditi Rock në skenë pasi ky i fundit bëri një shaka me gruan e Smith, Jade, dhe disa minuta më vonë, me lot në sy pranoi çmimin për aktorin më të mirë në “King Richard”.
Akademia u kritikua nga publiku sepse lejoi Smith të vazhdojë të marrë pjesë në ceremoni pas shuplakës.
“Ajo që ndodhi në skenë ishte krejtësisht e papranueshme dhe përgjigja e akademisë sonë nuk mjaftoi,” tha Young.
Pas shuplakës, akademia vlerësoi edhe njëherë çështjen duke vendosur që Smith të ndalohej nga aktivitetet e Oscar për 10 vitet e ardhshme.
Smith kërkoi falje disa herë dhe i quajti veprimet e tij “tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”.
Chris Rock nuk ngriti akuza dhe disa muaj më vonë foli publikisht për shuplakën, duke u shprehur se ai “nuk ishte viktimë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta