OSCARS 2023, filmi gjerman mbi luftën thyen rekord me 8 nominime
Janë shpallur këtë të martë nominimet për çmimet OSCARS 2023. “All Quiet on the Western Front” është filmi më i spikatur në këtë edicion, një produksioni i cili është kandidat në 8 çmime.
Ky produksion gjerman i regjisorit Eduard Berger bazohet në bestsellerin me të njëjtin emër nga Erich Maria Remarque dhe tregon historinë tronditëse të një ushtari të ri gjerman në Frontin Perëndimor të Luftës së Parë Botërore.
Filmi që pati premierën në shtator të vitit që lamë pas është nominuar në kategoritë: Filmi më i mirë në gjuhë të huaj, Grim, Tingull, Skenar i Përshtatur, Skenar Origjinal, Muzikë Origjinale, Efekte Vizuale, Kinematografi dhe Dizajn Produksioni.
Teksa të tjerë filma janë po ashtu në garën për të rrëmbyer një OSCARS në këtë edicion.
Për fotografinë më të mirë janë nominuar filma si:
Everything Everywhere All at Once, The Fabelmans, Babylon, Tár, Top Gun: Maverick, The Banshees of Inisherin, Avatar: The Way of Water, Elvis, Glass Onion: A Knives Out Mystery, Triangle of Sadness.
Regjisori më i mirë pritet të ndahet mes emrave:
Steven Spielberg, The Fabelmans, James Cameron, Avatar: The Way of Water, Daniel Kwan and Daniel Scheinert, Everything Everywhere All at Once, Damien Chazelle, Babylon S.S. Rajamouli, RRR.
Aktori më i mirë mes:
Colin Farrell, The Banshees of Inisherin, Austin Butler, Elvis, Bill Nighy, Living, Brendan Fraser, The Whale, Paul Mescal, Aftersun.
Aktorja më e mirë mes:
Cate Blanchett, Tár, Michelle Yeoh, Everything Everywhere All at Once, Michelle Williams, The Fabelmans, Viola Davis, The Woman King, Margot Robbie, Babylon.
95 Accademy Awards do të mbahen më 13 mars, në Dolby Teatre, në Los Angeles.
LEXONI GJITHASHTU:
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)