Dyfishohet çmimi i patentës, nga marsi 85 mijë lekë. Gonxhe: Eliminojmë sekserët

17 Shkurt 2023 | 15:16

Marrja e një patente për drejtimin e makinës do të kushtojë më shtrenjtë. Shoqatat e Autoshkolla, Drejtoria e Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Patentave kanë miratuar një marrëveshje që synon shmangien e abuzimeve dhe informalitetit.

Duke filluar që nga muaji Mars, marrja e lejes së drejtimit për kategorinë B, do të kushtojnë 85 mijë lekë. Kanë qënë  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shoqata e autoshkollave, që morën këtë vendim pas arritjes së një marrëveshjeje, duke rënë dakordë për cmimet minimale te unifikuara për orët teorike dhe praktike.

“Do të kushtojnë 300 mijë lekë teoria dhe 550 mijë lekë praktika…a ka pasur më parë një tarfië? jo nuk ka pasur…nuk ka më patateta që deklarohën 20 mijë lekë…të jemi në mënyrë të barabartë”, deklaroi Tonin Gjinaj nga shoqata kombëtare e autoshkollave.

LEJE DREJTIMI PER KATEGORINE B

TEORIA- 30.000 LEK (MINIMUMI)

PRAKTIKA- 55.000 LEK (MINIMUMI)

Sipas DPSHTRR kjo marrëveshja ka për qëllim eleminimin e sekserëve dhe konkurencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

“Sipas marrëveshjes, për të shmangur abuzimet cdo autoshkollë do duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat tatimore dhe orët që do zhvillojë secili aplikant për leje drejtimi”, tha drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

Tashmë një seancë mësimore do të kushtojnë 500 lek dhe një seancë praktike 935 lekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026