Votohet buxheti i rindërtimit, Ahmetaj: Shtëpitë e të prekurve nga tërmeti, gati brenda 2020

18 Dhjetor 2019 | 20:21

Pas një seance maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, u votua sot buxheti i shtetit për vitin 2020. Fondet për rindërtimin nga taksat e qytetarëve pothuajse dyfishohen në krahasim me projekt-buxhetin e paraqitur dy javë më parë në Kuvend, duke shkuar nga 0.4 per qind e Produktit të Brendshëm Bruto, ose 57 milionë euro, në 13 miliardë lekë ose 106 milionë euro. Paratë e donatorëve të angazhuara deri tani në buxhet janë 7 miliardë lekë ose 57 milionë euro.

Në paketën fiskale të vitit 2020 përjashtohen nga TVSH të gjitha lëndët e para dhe importet e tjera në shërbim të rindërtimit. Sipas ministrit Arben Ahmetaj, Programi i Rindërtimit do t’u garantojë të pastrehëve nga tërmeti shtëpi të reja brenda dhjetorit 2020.

Nga 106 milionë eurot e buxhetit nga taksat, 9.7 milionë euro shkojnë për strehimin dhe qiratë e të pastrehëve. Fondi i Zhvillimit merr 12 milionë euro, ndërsa fondet për Ministrinë e Infrastrukturës shtohen me 25 milionë euro.  

Programi i rindërtimit synon të shndërrohet gradualisht në investim dhe shpresë kombëtare për konsum dhe rritje ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026