Klubet tërhiqen nga bojkoti, të dielën nis Kupa e Shqipërisë, të mërkurën kampionati
Klubet e kategorisë Superiore dhe Federata Shqiptare e Futbollit ranë dakord të enjten që t’i japin fund bojkotit të aktivitetit dhe të nisin që këtë fundjavë ndeshjet.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tha pas mbledhjes së mbajtur në mjediset e stadiumit Air Albania se të dielën do të vijohet me Kupën e Shqipërisë dhe më pas të mërkurën me nisjen e kampionatit të kategorisë Superiore.
Në deklaratë për shtyp Duka, tha se “katër pikat e kërkuara nga klubet mbeten për t’u zgjidhur”. Ai pranoi se “ka një lloj dakordësie”, por “ato duhen të vihen në jetë”.
“Për t’i shërbyer futbollit, u vendos që të rinisej aktiviteti,” – tha Duka duke këmbëngulur se është ndryshuar vetëm mënyra e kërkesave, por klubet nuk kanë hequr dorë nga to dhe “absolutisht ato nuk janë presione apo ultimatume”.
“Detajet janë ende në diskutim dhe mendoj se në ditët e ardhshme zgjidhja do të vijë dhe do të jetë zgjidhja e duhur për futbollin,” – tha Edvin Libohova, presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit duke iu shmangur përgjigjeve direkte nëse në të ardhmen do të ketë bojkot tjetër nëse “mirëkuptimi” dështon të konkretizohet.
Sipas Dukës dhe Libohovës ka patur mirëkuptim dhe çështja “është në rrugë të mbarë” dhe kjo ka qenë e mjaftueshme për “t’u tërhequr nga bojkoti”.
Aktualisht shumica e fushave të futbollit nuk janë gati, pasi disa janë në rikonstruksion dhe presidenti Duka tha se për këtë është vendosur që të vijohet fillimisht me aktivitetet e Kupës e më pas me kampionatit. Ai siguroi se kjo problematikë do të tejkalohet.
Klubet kanë kërkuar ulje të tatimit mbi vlerën e shtuar (tvsh) në masën 6 për qind, faljen e gjobave dhe kamatvonesave për detyrimet tatimore, pezullim të tatimit mbi të ardhurat për sportistët nga dy në dhjetë vite, si dhe miratimin e një ligji të përshtatshëm në favor të sponsorizuesve të sportit.
Më herët gjatë së mërkurës FSHF njoftoi se në fundjavë do të rifillonte kampionati për kategoritë e ulëta.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria i përgjigjet Ligës Profesioniste, Fidel Ylli: Mirëkuptim për katër pikat, ndalni bojkotin
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin