Ambasadori italian takon kreun e SPAK dhe BKH: Qëndroni larg ndërhyrjeve politike
Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci ka zhvilluar dje një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Arben Kraja, si dhe me Drejtorin e Zyrës Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.
Z. Bucci tha se në planin ndërkombëtar pritet shumë nga SPAK dhe BKH dhe për këtë arsye shprehu dëshirën që këto organe të kryejnë funksionet e tyre kaq të domosdoshme duke qëndruar larg ndërhyrjeve apo kushtëzimeve politike dhe vetëm në dobi të ligjshmërisë dhe të shtetasve shqiptarë.
Ambasadori deklaroi gjatë takimit se, Italia mbështet institucionet e Shqipërisë të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe.vuri theksin gjithashtu në rëndësinë kyçe të bashkëpunimit gjyqësor dhe të policisë në luftën kundër krimit të organizuar, që tashmë ka arritur përmasa transnacionale.
Ai shprehur vlerësimin e qeverisë italiane ndaj sukseseve të arritura në kryerjen e hetimeve të përbashkëta nga ana e forcave të policisë italiane me Policinë e Shtetit shqiptar duke përmendur operacionin e fundit “Los Blancos”, në ekzekutimin e mandat arresteve të lëshuara nga magjistratët italianë si dhe ne operacionet e luftës ndaj kultivimit të kanabisit falë pajisjeve të Guardia di Finanza italiane.
Ambasadori shprehu dëshirën që bashkëpunimi dypalësh të forcohet më tej edhe përmes kontributit të dy institucioneve të reja të specializuara në ndjekjen e veprave penale të rënda të korrupsionit. “Është gjithashtu e rëndësishme”, theksoi Ambasadori “që shumë shpejt edhe Vendet e tjera të ndjekin shembullin italian e të zhvillojnë marrëdhënie të frytshme me autoritetet hetimore shqiptare në interesin e përbashkët të zgjerimit të bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe të forcimit të mëtejshëm të aftësive të institucioneve shqiptare”.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta