Daçiç: Ndërkombëtarët i dinë vijat e kuqe të Serbisë, Vuçiç jua ka bërë të qartë

Ivica Daçiç
18 Shkurt 2023 | 17:22

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se në Mynih, gjatë bisedimeve dypalëshe të udhëhequra nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ishte dëshmitar se përfaqësuesit ndërkombëtarë e dinin se ky i fundit po i vinte vija të kuqe Serbisë.

Sipas tij, është e rëndësishme që ndërkombëtarët të kuptojnë qëndrimin e Vuçiçit, shkruan N1.

“Është konfirmimi më i mirë i politikës shtetërore që po udhëheqim, mbrojtjes së interesave kombëtare dhe të ardhmes së Serbisë. I kujtova se unë kam nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe se kështu i kanë organizuar takimet 11 vjet më parë.

Dhe për 11 vite kemi pritur realizimin e gjithë kësaj. Dhe kjo e shkatërron integritetin dhe besimin që ka populli serb ndaj tij. Prandaj është e rëndësishme që ata ta kuptojnë qëndrimin e presidentit Vuçiç”, theksoi Ivica Daçiç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026