Abuzimi 1.5 mln dollarë i AKBN-së, lihet në burg ish-kreu i OST-së Klodian Gradeci

29 Tetor 2020 | 16:21

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish kreun e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci i cili është vënë nën akuzë për “shpërdorim detyre”.

Gradeci në bashkëpunim me zyrtarë të AKBN-së akuzohen se përmes një skeme korruptive i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 1.5 milionë dollarësh.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte, Gradeci kërkoi një masë më të lehtë sigurie me argumentin se është sëmurë dhe se është vetëdorëzuar, por togat e zeza hodhën poshtë kërkesën.

Ish-kreu i OST u arrestua dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit pasi ishte kthyer nga Turqia. Në këtë vend Gradeci ishte larguar pak ditë para finalizimit të operacionit të koduar “Akciza” ku në pranga përfunduan dhe zyrtarë të tjerë të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Drejtorisë së Tatimeve.

Skema korruptive ku u përfshi ish-kreu i OST u zbulua pas një hetimi disa mujor të SPAK pas një padie të ngritur nga Albpetrol.

Kompania private “Phoenic Petroleum”, e zotëruar në ortakëri nga Naim Kasa dhe Isuf Berberi, i cili vijon të jetë në kërkim, kishin përfituar me marrëveshje prej qeverisë dhe nën monitorimin e AKBN-së, të drejtën për të shfrytëzuar disa puse nafte.

Punonjësit e AKBN, të arrestuar pak ditë më parë (Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) bashkë me Klodian Gradecin kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milionë dollarësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026