Kodi i ri Zgjedhor, deputeti i PS Alket Hyseni: Rekomandimet e Venecias s’do aplikohen në këto zgjedhje

29 Tetor 2020 | 18:35

Kuvendi i Shqipërisë votoi në seancën e sotme rrëzimin e dekretit të presidentit Meta, i cili ktheu për shqyrtim ndryshimet kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor.

Ky hap u kundërshtua nga kreu i vendit dhe nga opozita e bashkuar. Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni në studion “Ilva Now” tha se rekomandimet e Venecias nuk mund të aplikohen në këto zgjedhje, por këshillat e tyre shtoi ai do të merren në shqyrtim për zgjedhjet e tjera.

“Venecia e ka detyrim, sepse ajo për çdo kërkesë që i bëhet e merr në konsideratë dhe e shqyrton. Ndryshimi është se kur ka gjëra esenciale, Venecia e përshpejton, fakti që as Venecia nuk e mori në konsideratë, kjo tregonse nuk ka shkelje të parimeve të rëndësishme.  Ne nga ana tjetër e presim çdo rekomandim të Venecias. Ne jemi të parët të pakënaqur me këtë kod, por kaq hapësirë kishim nga marrëveshja e 5 qershorit, por nuk na lanë këta (opozita) që sot flasin si OSBE-ODIHR. Nëse ne nuk do ta bënim Kodi, ne i rrezikonim zgjedhjet. Ky nuk është kodi ideal, por jam i bindur se pas zgjedhjeve do të diskutohet dhe do të ketë ndryshime thelbësore. Nuk vlen (opinionin i Venecias) për këto zgjedhje, por do t’i adresojmë në zgjedhjet e tjera”, tha ai.

Gazetari Erl Murati tha se ndryshimet kushtetuese të njëanshme kanë hedhur hije dyshimi për betejën zgjedhore të 25 prillit. Sipas tij, mazhoranca aktuale duhej të merrte një dakordësi më të gjerë me opozitën reale të vendit, ndërkohë shtoi se ky hap do ndikojë negativisht në rrugën europiane të Shqipërisë.

“Ndryshimet e njëanshme, patjetër që hedhin hije dyshime mbi procesin zgjedhor. Mazhoranca do bënte mirë që të kishte një konsensus maksimal. Mazhoranca duhet të priste që të gjente dakordësi me opozitën reale. Kjo ndikon në procesin e integrimit në BE. Unë mendoj se ka një qëndrim të dukshëm të faktorit ndërkombëtar në këtë çështje. Amerika i ka dhënë dritë jeshile, ndërsa nga Europa ka zëra kundër”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021