Dyshime për atentat në Elbasan, policia zbulon makinën me armë dhe lëndë djegëse

19 Shkurt 2023 | 10:15

Policia e Elbasanit ka ndaluar një automjet tip fuoristradë të dyshimtë në zonën e “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar automjetin, brenda të cilit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë kanë dyshime se kanë parandaluar një atentat.

Pjesëtarë të grupit hetimor dyshojnë se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Dyshohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin.

Atentati do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për të zbuluar shënjestrën. Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026