Ku do të kërkojë vota nga PD apo PS? Jozefina Topalli jep përgjigjen në Euronews Albania
Përfaqësuesja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli, ka treguar detaje shtesë për objektivat e kësaj lëvizjeje dhe për elektoratin e saj. Gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania tha se elektorati i mundshëm i lëvizjes është tek të pakënaqurit e PS-së dhe PD-së.
“Çdo qytetari, këtu nuk ka më dy forcat politike PS dhe PD, e majtë e djathtë. E djathta nuk ekziston.Të dyja partitë politikE tradicionale, që kanë vendos mbi jetën politike të shqiptarëve, të dyja janë tkurrur, kanë ikur nga identiteti i tyre nuk përfaqësohen me atë që duhet të kishin në ideologji. Duke u rrudhur ata janë bërë bashkë, duke krijuar një boshllëk të madh, që është zona e atyre qytetarëve që nuk u beson asnjërës prej tyre. Unë besoj se kur të legalizohet është një lëvizje e qendrës së djathtë, por që nuk përjashton asnjë grupim progresistë brenda vetes”, tha ajo.
Ajo paralajmëroi se lëvizja është në fillimet e saj dhe shumë shpejt do të zgjerohet me të tjërë, të cilat siç tha Topalli kanë si objektiv të ndihmojnë në çuarjen përpara të Shqipërisë.
“Unë jam gjithë kohës në takim, aq sa s’më del 24 orëshi. Besoj se po, jemi vetëm në fillim. Situata më e zymtë se kaq nuk mund të jetë. Shpresa të çon tek lëvizja, dhe lëvizja të çon tek ndryshimi. Sot nuk ka alternativë, këto të tre (kryetarët) janë një”, tha ajo.
Ajo shtoi më tej se vendi po përballet me kriza të mëdha në çdo fushë dhe për këtë bën përgjegjëse tri paritë politike.
“Unë nuk e mendoj veten vetëm asnjëherë. Unë u kam thënë të gjithëve, nuk kam para, nuk kam pushtet, por nuk kam as vende pune, por unë ofroj sfidën. Njerëzit nuk e lidhin çdo gjë me paranë. Kanë mbetur ca idealizma tek qytetarët. Kemi një paradoks të frikshëm që ndodh në vendin tonë, këtu po ndodh që i padituri urdhëron intelektualin. Politika nuk ka meritokraci, jeta akademike është në kriza të saj të thellë. Në çdo fushë ka krizë dhe të gjitha këto kanë si burim nga kriza që është brenda partive politike. Ka dy zgjidhje: ose do reformohen paritë politike aktuale, ose të lind një parti e re. Shqiptarët nuk përkulen dhe ulin qafën. Jepuni një alternativë atyre dhe ata e kanë treguar veten. Kurrë nuk është faji i shqiptarëve”, shtoi ajo.
Gazetarja Ilva Tare pyeti znj. Topalli se cilët persona nuk kanë vend në ‘Lëvizjen për Ndryshim, për këtë ish-kryetarja e Kuvendit dha këtë përgjigje:
“Ato që besojnë tek kryetari nuk kanë kanë lidhje me ne. Tek tre kryetarët. Ata që besojnë se vetëm kryetari është çdo gjë. Pse jemi këtu? Jemi, sepse ne nuk kemi patur forcën për të marrë vendime të forta”, theksoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin