Ronaldo ‘tersi’ i Man Utd, 7 fitore për anglezët pas largimit të portugezit

19 Shkurt 2023 | 14:55

Largimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo nga skuadra e Manchester United u cilësua si një gabim i djajve të kuq, duke shpërthyer menjëherë kritikat ndaj trajnerit Ten Hag dhe drejtuesve.

28-vjeçari e mbylli aventurën me anglezët në mënyrën më të keqe të mundshme, menjëherë pas asaj deklarate të dhënë për gazetarin Piers Morgan, ku ngrinte një sërë akuzash ndaj drejtuesve të skuadrës.

Por si ka qenë ecuria e Manchester United prej atij momenti?

Numri 7, që tanimë luan me Al Nassr në Arabinë Saudite, ndeshjen e fundit në Angli e luajti ndaj Aston Villas në 6 nëntor, e humbur 3-1. Prej atij momenti, djajtë e kuq kanë pasur një rrugëtim interesant, ku jep idenë se problem ishte sulmuesi portugez.

Fitorja e parë pa Cristiano Ronaldon ishte ajo ndaj Fulham më 13 nëntor, ndërsa në total janë plot 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje prej largimit të tij. E thënë ndryshe, pa fituesin e 5 topave të artë, skuadra ka mundur të grumbullojë 23 pikë. Ndërkohë në 13 ndeshjet e mëparshme, 20 pikë, ku numërohen 4 humbje.

Vendi i tretë në Premier League për skuadrën e Ten Hag përkthehet me një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025