“Atentati”/ BMW-ja u vodh në Shkodër, zbulohet ID false që lëvizte kunati i Alibej

20 Shkurt 2023 | 14:41

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i dështuar të diëlën që lamë pas në Elbasan. Bëhet me dije se personat e arrestuar të cilët ishin nisur drejt kryerjes së një ekzekutimi mafioz, janë Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe shetatsi Arsen Preci.

BMW X6, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse benzinë, rezulton e vjedhur më datën 6 shkurt në Shkodër.

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dhe dokumentin grek të falsifikuar me të cilin qarkullonte në Evropë Arben Spahiu.

Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i cili u arrestua në tetor të vitit 2022 pasi iu gjet një arsenal armësh.

Kujtojmë se policia ka bërë me dije se personat e ndaluar kishin planifikuar kryerjen e krimi në qytetin e Elbasanit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në planifikimin e këtij atentati.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026