Kreu i grupit Wanger ‘sulmon’ ministrin rus të Mbrojtjes
themeluesi i grupit mercenar rus ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që luftëtarëve të tij po ua zvogëlon sasitë e municionit me qëllim.
Ky reagim vjen në kohën kur janë rritur tensionet mes Prigozhinit dhe pjesës tjetër të elitës ruse.
Në një audio-incizim prej shtatë minutash që është publikuar dje, i nervozuar ka theksuar se prodhimi ushtarak rus është i mjaftueshëm për të furnizuar forcat që luftojnë në front, dhe se vështirësitë e furnizimit me të cilat përballen luftëtarët e tij janë rezultat i vendimeve të marra me qëllim.
“Nuk po mundem ta zgjidh këtë problem pavarësisht lidhjeve dhe kontakteve që i kam”, Ata që na pengojnë në përpjekjen për të fituar këtë luftë, janë absolutisht, drejtpërdrejt duke punuar për armikun”, tha kreu i Wagnerit i cili gjatë audio-incizimit fliste me ton të lartë dhe vazhdimisht ofendonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq