Ndeshja e ‘All Stars’ në NBA, triumf për skuadrën e Giannis Antetokounmpo

NBA
21 Shkurt 2023 | 20:18

Ndeshja e yjeve të basketbollit amerikan në edicionin e saj të 72 ka një fitues të ri. Giannis Antetokumpo dhe miqtë e tij kanë triumfuar në përballjen e së hënës ndaj skuadrës së Lebron James.

Me dy kapitenët të cilët mbetën të dëmtuar që në minutat e para, por sfida vijoi të ishte spektakolare, pavarësisht se nuk munguan kritikat në përfundim të saj.

Skuadra e udhëhequr nga greku Antetokumpo fitoi me rezultatin 184-175, njeriu i ndeshjes ishte Jason Tatum me 55 pikë të shënuara. Pas plot 5 vitesh skuadra e atij që cilësohet mbreti, pikërisht Lebron James është mposhtur, në ndeshjen e 19 të tij me ‘All stars’.

Në skuadrën e udhëhequr nga 38-vjeçari spikatën Jaylen Broën, me 35 pikë dhe 14 kërcime, ndjekur nga Irving.

Perioda e dytë dhe e tretë ishin më pozitivet për skuadrën e Giannis, ndërsa e fundit u fitua nga miqtë e James, teksa e para u mbyll në barazim 46-46. Në këtë përballje kishte vend dhe për performancën më të dobët, për të cilën u veçuan Jokic e Doncic.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026