Nju Jorku voton, mbi 80 milionë amerikanët kanë hedhur votën
Njujorkezët sfiduan shiun dhe temperaturat e ulëta ditën e premte për të hedhur votën për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Në zonën lindore të Manhatanit, disa qindra persona pritën në radhë për të votuar në ambientet e një shkolle, një ndër qendrat më të mëdha të votimit, ku procesi ka nisur që të shtunën e 24 tetorit.
Disa votues avancuan me ngadalë teksa u strukën nën çadra dhe teksa temperaturat vijuan të uleshin. Në qendra të tjera, kutitë e votimit u mbuluan me qese plastike për t’i mbrojtur nga shiu.
Mbi 80 milionë amerikanë kanë votuar deri tani në zgjedhjet presidenciale amerikane, sipas të dhënave të Sistemit Elektoral në Universitetin e Floridës, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes më të lartë në një proces elektoral në një shekull.
Rekordi, mbi 58 për qind e totalit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 2016-s, reflekton interesin e qytetarëve në votime, në të cilat presidenti në detyrë Donald Trump, garon në emër të republikanëve kundër kandidatit demokrat, Joe Biden.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë