Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Separatisti katalanas me imunitet nga PE kur u dënua

19 Dhjetor 2019 | 14:34

Gjykata më e lartë e BE-së ka deklaruar se lideri katalanas Oriol Junqueras gëzonte imunitet duke qenë anëtar i Parlamentit Europian, gjatë kohës që është arrestuar nga Gjykata Supreme e Spanjës në tetor, çka ka nxitur thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Sipas këshillimit të propozuar nga Avokati i Përgjithshëm Maciej Szpunar, Gjykata Europiane e Drejtësisë tha se Junqueras konsiderohet si anëtar i Parlamentit Europian që nga momenti i shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve Europiane në fund të majit, kështu që ai “gëzon imunitet sipas Artikullit 9 në Protokoll”.

Junqueras, ish-nënkryetari i Katalonjës, u dënua me 13 vjet heqje lirie në tetor, së bashku me disa udhëheqës të tjerë katalanas, për shkak të referendumit të pavarësisë në 2017-n dhe më tej për deklaratën e pavarësisë, e cila nuk është njohur nga gjykatat spanjolle.

Junqueras, i cili ndodhet në paraburgim që nga viti 2017, u zgjodh si anëtar i Aleancës së Gjelbër/së Lirë Europiane në Parlamentin Europian në maj, por gjykatat spanjolle nuk lejuan betimin e tij mbi kushtetutën e vendit.  

Çfarë do të thotë vendimi i Gjykatës së Drejtësisë Europiane për liderin separatist katalanas?

Ignacio Gonzalez, pjesëtar i Shoqatës Ligjore “Gjyqtarët për Demokracinë” shpjegon për Euronews, se ky zhvillim nuk do të thotë se Junqueras do të lirohet, e as domosdoshmërish se do i ndryshojë dënimin.

“E panjohura e madhe”, tha ai, është çfarë pasoje do ketë ky vendim për gjendjen e Ish-presidentit katalanas Carles Puigdemont dhe ish këshilltarit të tij Toni Comín, të cilët ndodhen në ekzil të vetë-imponuar në Belgjikë, për t’i shpëtuar ndjekjes penale nga autoritetet spanjolle.

Ashtu si dhe Junqueras, ata kanë fituar poste në zgjedhjet europiane të prillit dhe kanë disa rrugë ligjore të hapura për të pretenduar imunitetin e tyre.

González Vega beson se ata mund te kthehen në Spanjë, por pyetja është nëse ata do të përfitojnë të njëjtat privilegje falë imunitetit, si eurodeputetët e tjerë spanjoll.

Ndërsa Maciej Szpunar, Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës së Drejtësisë Europiane tha muajin e shkuar se “mandati parlamentar i BE-së mund të merret vetëm nëpërmjet elektoratit dhe nuk mund të jetë i kushtëzuar mbi plotësimin e ndonjë formaliteti tjetër, duke përfshirë këtu betimin për të respektuar kushtetutën spanjolle”.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026