Shkon mbi 60 viktima bilanci tragjik i tërmetit që preku Turqinë dhe Greqinë

1 Nëntor 2020 | 15:11

Ka shkuar në 66 viktima bilanci i tërmetit të së premtes që goditi Turqinë dhe Greqinë. Vendi më dëmtuar është Turqia pasi ka 64 persona të vdekur dhe gati 1 mijë të plagosur.

Pas tërmetit 6.6 magnitudë në Detin Egje, Turqia ka pasur dhe 975 pas goditje prej të cilave 43 kanë qenë me mbi 4 magnitudë.

Kërkim për gjetjen e personave në rrënoja vazhdon ende në 8 ndërtesa të shembura në Izmir, nga 20 të shembura në total.

Turqia ka angazhuar mbi 6 450 persona në ekipet e kërkim shpëtimit, ku gjithashtu janë përfshirë 21 qen dhe mbi 1 mijë mjete.

Deri më sot janë mundur të shpëtohen qindra persona, ku të shtunën rasti më shpresdhënës ishte kur u nxorën të gjallë një nënë dhe tre fëmijë.

Në ishullin e Samosit raportohen për dhjetëra të lënduar, mes të cilëve edhe një i ri shqiptar.

Autoritetet kanë shprehur shqetësim kryesor për dëme të konsiderueshme në vende të trashëgimisë kulturore si për shembull në qytezën e Vathit dhe Pitagorejosit ku janë rrënuar muret e kalasë, portit dhe pjesëve të vjetra të qytetit ku rreth 2600 vite më parë lindi filozofi dhe matematicieni i njohur Pitagora.

Rreth orës 14:51 (ora lokale) të së premtes Izmiri dhe ishulli grek i Samosit në Egje u tronditën nga një tërmet i fortë i magnitudës 6.6 të shkallës Richter, tërmet që nga agjencitë e tjera sizmologjike u raportua të ishte 6.9 apo dhe 7 ballë.

Lëkundjet u ndjenë në mbarë rajonin, ndërsa u shoqëruan me 947 pasgoditje, 43 prej së cilave të magnitudës mbi 4 ballë.

 

Lexoni gjithashtu:

Tërmeti i fuqishëm në Izmir, konfirmohen dy viktima me origjinë nga Kosova

Tërmeti në Turqi, nxirret e gjallë pas 18 orësh e bllokuar një nënë me tre fëmijë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026