E vranë me plumb në kokë, e dashura e shqiptarit tregon si e mori vesh lajmin
Pak ditë më parë shqiptari Visar Dakrama alias Julian Kosova, u ekzekutua me plumb në kokë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek.
E dashura e tij me lot në sy ka rrëfyer për mediat se “Jani kishte zemrën e një fëmije të vogël. Ai ishte fëmija im, kështu e quaja. Reagonte si një fëmijë i vogël për shkak të kokëfortësisë, por ishte i mrekullueshëm.”
Ajo ka deklaruar për mediat se natën që ndodhi ngjarja e rëndë Juliani ishte zënë me një vajzë. Ajo shtoi se e njihte vajzën e cila u bë “mollë sherri.”
Për marrëdhënien që 34-vjeçari kishte me autorin, partnerja e viktimës tha: “E dija që komunikonin, që po flisnin… E dija, domethënë mbaj mend që në verë kishin dalë për të pirë. E dija që njiheshin dhe nuk kishin konflikte. Jani donte një jetë të re, nuk donte të ishte më në Mykonos, donte të vinte në Selanik, por nuk mundi”.
Ajo ka treguar edhe si e mori vesh ngjarjen e rëndë.
“Të premten folëm për herë të fundit. Më tha të dua por më pas u inatos për diçka dhe nuk folëm më. Atë natë ishte zënë me një vajzë. Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë “zgjohu” se po flija. Më thanë “e vranë Janin”. Mendova se po bënin shaka me mua, mendova se Jani po bënte shaka me mua. Nuk ishte një shaka. Më pas u informova nga disa të afërm të tij se ka ndodhur vërtet”.-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lira Gjika: 3 vitet e para, më të rëndësishmet për formimin e fëmijës
- Pamje të rënda nga Brazili: Burri humbet në bilardo, vret 7 personat që u tallën
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës