Ulen rastet me viroza në Shqipëri, rikthehet lia
Rastet me grip apo virozat e stinës kanë ardhur në rënie përgjatë dy javëve të fundit.
Megjithatë mjekët pediatër referojnë sërish numër të lartë të fëmijëve të sëmurë, ku mesatarisht çdo mjek viziton 25 fëmijë.
“Vihet re që ka një ulje të personave të prekur dhe të rasteve ndërkohë që fëmijët vazhdojnë të jenë në të njëjtën gjendje, mund të them që krahasimisht me periudhën e janarit jemi pak më të qetë, nuk është ai fluksi i vizitave dhe virozave që kishim,” – tha mjekja pediatre Sonila Brati.
Virozat e dimrit, i kanë lënë vendin infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore, ndërsa është rishfaqur lia e dhenve.
“Dominuese këto ditë janë infeksionet e rrugëve respirator, kryesisht problemet e veshit të bajameve, ka rikthim të laringiteve apo kolla e thatë, ka dhe një rikthim të varicelës, apo lia e dhenve ku këto ditë është manifestuar me raste në çerdhe apo kopshte tek fëmijët,” – tregoi Brati.
Mjekët bëjnë apel që fëmijët të mbahen në shtëpi përgjatë ditëve që janë të sëmurë, pasi vetëm kështu mund të shmanget përhapja e viruseve në grupe të mëdha, siç janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta