Kina: Dërgimi i armëve në Ukrainë nuk do të sjellë paqe

23 Shkurt 2023 | 21:12

Zv. ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing, tha para Asamblesë së Përgjithshme se një vit pas luftës në Ukrainë “faktet brutale ofrojnë provë të mjaftueshme se dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe”.

“Hedhja e benzinës në zjarr vetëm do të përkeqësojë tensionet. Zgjatja dhe zgjerimi i konfliktit vetëm do t’i bëjë njerëzit e zakonshëm të paguajnë një çmim edhe më të lartë”, tha ai.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të luajmë rol konstruktiv në krizën në Ukrainë dhe të sjellim paqe sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Fuqitë perëndimore i kanë ofruar Ukrainës armë në vlerë prej miliarda dollarësh që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti më 24 shkurt 2022, shkruan REL.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026