​Shkon në 81 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, shpëtohet pas 58 orësh nën rrënoja një 14-vjeçare

2 Nëntor 2020 | 06:13

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Izmir të Turqisë, ku deri më tani raportohet për 81 persona të vdekur.

Fatmirësisht, pas 58 orësh është arritur të shpëtohet nga rrënojat një vajzë 14-vjeçare.

Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se 962 persona mbetën të lënduar, 743 prej të cilëve janë larguar nga spitali dhe pjesa tjetër janë ende nën kujdes mjekësor.

Me mijëra qytetarë vijojnë ende të kalojnë netët në tendat e ngritura ndërsa vijojnë edhe operacionet e kërkim shpëtimit në ndërtesat e rrënuara.

Rreth orës 14:51 (ora lokale) të së premtes Izmiri dhe ishulli grek i Samosit në Egje u tronditën nga një tërmet i fortë i magnitudës 6.6 të shkallës Richter, tërmet që nga agjencitë e tjera sizmologjike u raportua të ishte 6.9 apo dhe 7 ballë.

Lëkundjet u ndjenë në mbarë rajonin, ndërsa u shoqëruan me 947 pasgoditje, 43 prej së cilave të magnitudës mbi 4 ballë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë tu duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026