Një natë më parë kishte kryer një grabitje, përplaset për vdekje shqiptari në Itali
Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik, të regjistruar rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme në Salerno të Italisë.
Mediat e huaja raportojnë se viktima është shtetasi Albert K. 42-vjeç, është përplasur nga një makinë teksa ndodhej pranë kabinave të pagesave në autostradën A30 Caserta-Salerno.
Sipas RTA Live, 42-vjeçari po kalonte autostradën në këmbë kur u godit nga një makinë me targa bullgare dhe nga forca e përplasjes përfundoi fillimisht mbi xhamin e makinës, e më pas mbi ndarësen metalike të rrugës.
Sakaq, bëhet me dije gjithashtu se shqiptari Albert K. ishte i njohur për forcat e rendit pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë. Mbrëmjen e djeshme ai kishte kryer një grabitje në një shtëpi në San Valentino Torio, në provincën e Salernos.
Në lidhje me ngjarjen po hetohen dy hipoteza: 42-vjeçari ose po arratisej duke ecur në këmbë nëpër autostradë, ose po shkonte të takonte bashkëpunëtorët në një vend të paracaktuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta