Lideri çeçen i ndan vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”

24 Shkurt 2023 | 20:29

Ramzan Kadyrov, lideri autoritar i rajonit rus të Çeçenisë në Kaukazin Verior, i ka ndarë vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”.

Medalja që mori Kadyrov më 24 shkurt ishte krijuar nga vetë ai në tetor të vitit të kaluar për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës, që të premten shënon njëvjetorin e nisjes.

Në dekretin e nënshkruar nga Kadyrovit u tha se kushdo që e meriton këtë medalje duhet ta pranojë nga kryetari i rajonit, shkruan REL.

Më herët gjatë këtij muaji, u bën disa ndryshime kushtetuese, përmes së cilave u mundësua që titulli i liderit të Çeçenisë të ndryshohet në “babai i popullit”.

Kadyrov ka dërguar në Ukrainë edhe anëtarë të grupit të tij për të luftuar përkrahë forcave të rregullta ruse në Ukrainë, dhe është raportuar se ai personalisht ka qëndruar në Ukrainë në marsin e vitit të kaluar.

Megjithatë, Kadyrov shpesh ka qenë kritik edhe ndaj komandantëve të lartë rusë lidhur me mënyrën se si kanë udhëhequr pushtimin e Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026