Gjobiten 468 qytetarë në gjithë Shqipërinë për mosmbajtjen e maskës
Përgjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë prej tre mijë lekësh të reja 468 qytetarë. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila thekson se masës ndëshkuese me gjobë nuk i kanë shpëtuar as administratorët e disa prej lokaleve.
“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 468 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse”, thekson policia.
Me një njoftim të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit gjithashtu pohon se janë gjobitur me 1 milion lekë të reja 20 administratorë lokalesh pasi nuk kanë respektuar masat anti-Covid.
“Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”, shton policia.
Gjatë kontrolleve të policisë disa qytetarë nuk kanë pranuar të dorëzojnë kartën e identitetit, veprim ky, që ka detyruar efektivët t’i shoqërojnë në komisariatet përkatëse. Pas kontrolleve, Policia e Shtetit i ka ndëshkuar me tre mijë lekë të reja, dhe më pas i ka lënë të lirë.
“Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, thuhet në njoftim.
Prej mesit të muajit tetor, qeveria ka hartuar një akt normativ, i cili detyron qytetarët të mbajnë maskë mbrojtëse në ambientet e jashtme dhe të brendshme. Kjo masë sipas tyre ul shkallën e përhapjes së pandemisë Covid-19 në popullatë.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin