A do të rriten çmimet e ushqimeve pas shfuqizimit të bordit? Flet ekspertja

25 Shkurt 2023 | 15:20

Ekspertja e Ekonomisë Romina Radonshiqi ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për përcaktimin e çmimit të ushqimeve.

Ekspertja i bëri thirrje qytetarëve të jenë të qetë, pasi me shfuqizimin e bordit çmimet e ushqimeve nuk do të rriten, pasi është tregu ai që i kontrollon dhe vendos ato.

“Nuk mendoj se mos-ekzistenca e bordit do të rrisë çmimet. Qytetarët të jenë të qetë, pasi ekziston apo jo bordi është tregu ai që do të vendosë mbi çmimet”, tha ekspertja.

Ajo shtoi se edhe në momentin që ishte funksional, bordi nuk pati ndonjë efekt të madh në kontrollin e çmimeve, pasi ishte kërkesa dhe oferta që vendoste mbi çmimet.

“Unë si eksperte mendoj se bordi nuk kryente ndonjë funksion që në momentin që u ngrit, pasi është e pamundur të kontrollosh çmimet e tregut. Kërkesa dhe oferta i rregullon, shteti e ka të vështirë. Ky bord nuk është më funksional pasi dhe puna për të cilën u ngrit nuk u realizua 100%. Për më tepër u tha se do të monitoroheshin çdo javë çmimet, por vetëm 3 takime mbajti. Ku ishin ata anëtarë?! U mundua dhe u ngrit me qëllimin e mirë për të përmirësuar gjendjen, por në një ekonomi të lirë efekti i bordit nuk do të jetë i madh. Një efekt psikologjik e ka dhënë që çmimet të mos rriteshin më tepër”, tha ajo.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026