Rriten hyrje-daljet në Shqipëri, Instat: Në janar erdhën 94.2% më shumë të huaj
Janari i këtij viti ka regjistruar më shumë hyrje-dalje të shetasve shqiptarë dhe të huaj se janari i vitit 2022. Sipas Instat, shumica e të huajve vijnë nga Evropa, pasuar nga kontinenti amerikan.
Brenda territorit shqiptarë, në janar, kanë hyrë 83,6% persona më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas të dhënave zyrtare të institutit të statistikave mes 833.450 personave që kanë ardhur në vendin tonë 456.239 janë shtetas shqiptarë dhe 377.211 të huaj.
Të dyja kategoritë kanë njohur rritje. Me 75,6 % janë rritur hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe 94,2 % të shtetasve të huaj.
Shumica e të huajve që kanë ardhur në shqipëri i përkasin kontinentit evropian me 366.257 shtetas, pasuar nga Amerika me 7.051 dhe Azia Lindore /Paqësori me 1.308 shtetas.
Arsyet e vizitës së të huajve në vendin tonë në 96,6 % është për arsye personale, 96,0 % për qëllime pushimi apo vizitë tek të afërm dhe vetëm 22,5 % kanë ardhur për biznes dhe qëllime profesionale.
Paralel me hyrjet, edhe daljet nga Shqipëria kanë pasur rritje këtë janar.
Të dhënat flasin për 954.933 shtetas të huaj dhe shqiptarë që kanë dalë nga vendi ynë. Kjo shifër është rritur me 57,2 %, krahasuar me janarin e vitit 2022
LEXO GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike