Mësimi online, pedagogët: Protesta e studentëve duhet kuptuar, por jemi të diktuar nga Covid-19
Në ditën e parë të vitit të ri akademik studentët nuk kishin mundësi të uleshin në auditore, por kjo e hënë i gjeti ata duke protestuar para Ministrisë së Arsimit kundër vendimit për vijimin e mësimit online.
Përmes një kërkese drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, studentët kërkuan zhvillimin e seminareve dhe praktikave mësimore në auditore. Gjithashtu, ka edhe prej atyre pedagogëve, të cilët e cilësojnë të drejtë protestën e studentëve kundër mësimit online.
Zëvendësdekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi, tha se protesta e studentëve duhet kuptuar, por megjithatë shtoi se situata nuk premton mësimin fizik në auditore pasi të gjithë janë të rrezikuar nga Covid-19.
“Për mua është reagim i drejtë studentëve dhe që duhet kuptuar, megjithatë duhet të kihet parasysh situata me të cilën po përballemi. Bëhet fjalë për një rrezik të pranishëm të jetëve tona, përfshirë atë studentëve dhe të tjerëve. Vendimi që u mor nga instancat shtatore na e kthyen planin dhe këtë seri masash, që ne u përpoqëm ta merrnim për të zhvilluar mësimin fizik. Është një reagim i kuptueshëm, por ne si institucione arsimore jemi gjetur përballë këtij vendimi”, tha ajo.
Pedagogu Rezart Prifti ishte më i ashpër ndaj vendimit për të vijuar mësimin online. Duke u shprehur në mbështetje të protestës së studentëve, z. Prifti tha për Euronews Albania se kjo panoramë lidhet me një dështim të politikave arsimore. Sipas tij, jo të gjithë studentët kanë mundësi të ndjekin mësimin online pasi mungon infrastruktura e duhur.
“Unë e mbështes çdo lloj proteste, por protesta e studentëve duhet të kishte gjëra shtesë, sepse nuk mund të thuash hajde të kthemi në auditore, por duhet të thuash në cilët auditorë po kthehemi? Kam përshtypjen se gjendja aktuale është një dështimi i një trionimi; politikave arsimore, infrastrukturës dhe mungesës së investimeve, sepse kishte kohë për t’u marrë me këtë punë, që ne mund të ishim në gjendje më të mirë tani. Fakti që ministrja e shkuar e Arsimit pati një dështim spektakolar në këtë aspekt, zonja që është aktualisht e kishte të pamundur që të futej në kontekst në aq pak kohë, sa punët e partisë sa punët e shkollës, e kishte të pamundur të operacionalizohej. Edhe ne pedagogët u kapëm gafil në këtë situatë. Unë s’e kuptoj se kush po bën mësim online”, theksoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Studentët në protestë: ”Kemi paguar qiratë, s’na njoftuan në kohë për mësimin online”
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta