Dështon Samiti i G20-s, Kina përçan grupimin, refuzon të dënojë pushtimin rus

26 Shkurt 2023 | 15:20

Ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha të botës kanë dështuar të bien dakord mbi deklaratën finale gjatë samitit të Indisë, pasi Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Pekini nuk pranoi disa pjesë të deklaratës së G20-s, që kritikonte agresionin rus “me termat më të fuqishëm”.

Ndërsa Moska, nga ana e saj, deklaroi se vendet perëndimore që janë kundër Rusisë kanë destabilizuar G20-n.

India, që priti samitin e grupimit në qytetin jugor të Bengalurut, shpërndau një komuniukatë përmbledhëse nga takimi ku thuhej se lidhur me situatën në Ukrainë dhe mbi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kishte qëndrime të ndryshme.

Në dokument thuhej gjithashtu se dy paragrafë që përmblidhnin çështjen e luftës u pranuan nga të gjitha vendet me përjashtim të Rusisë dhe Kinës.

Pasi mbajti një qasje të rezervuar që nga nisja e pushtimit një vit më parë, Pekini ka avancuar së fundmi përpjekjet lidhur me konfliktin.

Madje, kryediplomati kinez Ëang Yi vizitoi Evropën këtë javë, në kuadër të një turi që kulmoi me pritjen e ngrohtë të presidentit rus Vladimir Putin.

Gjithashtu Kina publikoi një plan me 12 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në të cilin bënte thirrje për bisedime për paqe dhe respektim të integritetit territorial, por nuk thoshte se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe nuk e dënonte pushtimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026