Ministri gjerman: Kina të gjykohet nga veprat, jo fjalët

26 Shkurt 2023 | 15:10

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reaguar me skepticizëm ndaj propozimit kinez për armëpushim në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Kur i dëgjoj raportimet dhe nuk e di nëse janë të vërteta se Kina mund të jetë duke planifikuar furnizimin e Rusisë me dronë kamikazë, derisa e prezanton planin për paqe, atëherë sugjeroj që Kinën ta gjykojmë nga veprimet, dhe jo fjalët e saj”, i ka thënë ai transmetuesit publik gjerman, Deutschlandfunk.

Pistorius ka qenë në linjë me komentet e zyrtarëve të NATO-s dhe Komisionit Evropian, të cilët kanë ngritur dyshime për kredibilitetin e Pekinit si ndërmjetësues, pas propozimit të planit.

Pekini e ka prezantuar planin të premten, në përvjetorin e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka mirëpritur disa elemente të planit, mirëpo ka thënë se vetëm shteti ku është duke u kryer luftë duhet të jetë iniciator i planit për paqe.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026