“Kufomat notonin gjithandej”- Mjekja rrëfen tronditjen nga mbytja e anijes në Itali
Një anije me emigrantë është përmbysur në në Cutro, në zonën e Crotone. Mediat bëjnë me dije se numri i viktimave ka shkuar në 58.
Ky numër pritet të dyfishohet, ndërsa vendngjarja ka qenë traumatizuese për ekipet e shpëtimit. Mjekja Laura De Paoli ka rrëfyer për mediat italiane se kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kishte kufoma gjithandej.
“Kur mbërritëm në vendin e përmbytjes së anijes, pamë kufoma që notonin kudo dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krahë një fëmijë. Fatkeqësisht, fëmija kishte vdekur. Të dy që mbajtën fëmijën mundëm t’i shpëtojmë. Ata ishin vëllai dhe daja i djalit. Ne u përpoqëm ta rikthenim, por mushkëritë e tij ishin plot me ujë. Ai ishte 7 vjeç,” – u shpreh mjekja.
Anija u nis nga Izmiri i Turqisë disa ditë më parë me emigrantë nga Afganistani, Irani dhe disa vende të tjera dhe u mbyt në mot të stuhishëm në brigjet lindore të Kalabrisë, raportoi Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet