Zgjedhjet në SHBA, gazetari Franko Egro: Si duhet lexuar deklarata e Albin Kurtit që mbështeti publikisht Joe Biden
Një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dy kandidatët Donald Trump dhe rivali demokrat Joe Biden kanë intensifikuar fushatën në ato shtetet ku gara duket shumë e ngushtë.
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Balkan Talks” në Euronews Albania, tha se sondazhet deri tani i japin përparësi kandidatit demokrat Joe Biden. Ai shtoi në emisionin “Ilva Now” se në dukje ka një tension të brendshëm mes palëve, por kjo qasje sipas gazetarit është totalisht e pranueshme për realitetin ku ndodhet SHBA-ja.
“Gjykuar nga sondazhet e deritanishme nga mënyra se si janë zhvilluar gjatë gjithë kohës duket sikur se kandidati për president Biden ka avantazh ndaj presidenti aktual Trump. Ka një lloj tensioni brendshëm, por unë do ta vlerësoj si tension disi artificial dhe të pranueshëm në realitetin në të cilin ndodhen. Retorika ka qenë e ashpër, qoftë në publik, qoftë në përballjen e tyre të parë publike. Ky rivalitet është shndërruar në një tension për qytetarët, por për mua nuk ka vend, të paktën kështu e shoh unë”, u shpreh gazetari, i cili shtoi se para pandemisë presidenti aktual Donald Trump ka qenë më i vlerësuar se kandidati i demokratëve në sondazhe, por ky trend shtoi ai, ka ndryshuar ndjeshëm pas pandemisë: “Sondazhet edhe mund të gabojnë, por nuk njihet ndonjë formë tjetër e sondimit publik përtej sondazheve”.
Gazetari shtoi gjithashtu se sondazhet edhe mund të gabojnë, ashtu siç ka ndodhur në rastet e kaluara në garat presidenciale.
“Para pandemisë Donald Trump ishte pa rival, por më pas, qoftë edhe nga menaxhimi i situatës kam përshtypjen ka pasur një efekt të konsiderueshëm”, shtoi ai.
Ai komentoi edhe “heshtjen” e politikës shqiptare dhe preferencave të tyre për emrin, i cili do dëshironin të drejtojë Shtëpinë e Bardhë. Por, ndryshe nga politika shqiptare, e cila e ka “kyçur gojën” në këtë drejtim, ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi shqiptarët publikisht të votojnë kandidatin e demokratëve, Joe Biden.
Kjo thirrje e Albin Kurtit për gazetarin Egro lidhet me çështjet e tij të brendshme, dhe në dukje mund të ketë “inate” mbi taktikën që ndoqi Richard Grenell për ta rrëzuar qeverinë Kurti, e cila qëndroi në detyrë vetëm 51 ditë.
“Për zgjedhjet në Amerikë zgjedhin amerikanët, dominante është jeta ekonomike dhe xhepi i amerikanëve. Shqiptarët me të drejtë nuk e kanë bërë preferencën e tyre publike se kush do të fitojë. E bëri kryeministri Rama, kam përshtypjen se nuk i doli mirë. Unë them se bëjnë mirë që nuk janë shprehur. Sa i përket Kurtit, them se kjo është një çështje e brendshme që ai ka, jo drejtpërdrejt me administratën e Trump, por me Richard Grenell, në lidhje me rolin që ai luajti për rikthimin e tij në opozitë”, shtoi gazetari Franko Egro.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Albin Kurti thirrje shqiptarëve: Votoni për Joe Biden
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh