Berisha pubilikon spotin e 3 marsit, Rajmonda Bulku në rolin e “Nënës Shqipëri”

27 Shkurt 2023 | 13:28

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në rrjete sociale spotin e protestës së 3 marsit.

Rolin kryesor në spot e luan aktorja Rajmonda Bulku, e cila përfaqëson “Nënën Shqipëri”. Bulku i bën thirrje shqiptarëve që të mos lejojnë qeverinë e korruptuar që t’iu mbyllë gojën dhe t’iu marrë lirinë.

Berisha në reagimin e tij në facebook, krahas videos, i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës më 3 mars.

“Shqiponjat fluturojnë lart, por kthehen gjithnjë në fole! 3 mars, ora 12.00 përballë Kryeministrisë”, shkruan Berisha.

Pjesë nga interpretimi i Rajmonda Bulkut:

Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë, So ju flas se jam në ditët e mia më të vështira se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.

Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë ëhstë e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026