Terror në zemër të Vjenës, Eva Dyrnjaja: Njerëzit kanë limituar daljet në qendër të qytetit

3 Nëntor 2020 | 08:27

Në një intervistë për Euronews Albania, Eva Dyrnjaja, fizikante në Institutin e Terapive për Rrezatimin foli rreth sulmit terrorist që ndodhi në mbrëmjen e dy nëntorit dhe tregoi se ka qenë një natë e vështirë po aq sa e frikshme.

Shqiptarja që jeton në Vjenë tha se nuk do të guxonte të dilte pa problem për të shëtitur në qendër të qytetit të paktën për disa ditë pasi ngjarja që ndodhi e ka tronditur duke marrë parasysh që Vjena është një ndër qytetet më të sigurta.

“Unë jam e frikësuar, të themi që nuk do të guxoja për ca ditë të shëtisja pa kokëçarje në qendër të qytetit edhe pse tani në këto ditë ne jemi në lockdown-in e dytë për shkak të COVID-19,” – u shpreh Dyrnjaja.

Në fjalën e saj Eva Dyrnjaja tregoi se zyrtarisht raportohen katër të vdekur, njëra nga viktimat është grua ndërkohë që numri i të plagosurve të shtruar në spital është 17 ku 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Policia është shumë e rezervuar por ajo që dihet është se ka bërë kontrollet në shtëpinë e njërit prej atentatorëve.

Znj. Dyrnjaja tregoi për Euronews Albania se sot shkollat janë mbyllur dhe lëvizja e qytetarëve është shumë e rezervuar.

Më shumë informacion do të bëhet i ditur sot në deklaratën e kryeministrit në orën 11:30 pas një mbledhje që do të organizohet me qeverinë në orën 09:00.

 

Lexoni gjithashtu: 

Sulmi terrorist në Vjenë, katër të vdekur dhe disa të plagosur

Autori i sulmit terrorist në Vjenë dyshohet të ketë qenë me origjinë shqiptare

Emanuela Zaimi: Sulmi në Vjenë nga 10 persona, nuk raportohet për shqiptarë të lënduar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026