Makinat historike të anëtarëve të grupit Beatles ekspozohen në Londër
Një rikthim i Beatles, apo diçka e tillë. Makinat klasike “Mini Cooper” në pronësi të Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr janë ekspozuar në Londër.
Modeli i automjeteve në fjalë u bë simbol i viteve ’60 në Britani dhe anëtarët e Beatles ishin koleksionistë të zjarrtë.
Por vetëm tre nga katër automjetet u mblodhën në eventin për të përkujtuar 60-vjetorin e “Mini Cooper”.
Ajo që ishte në pronësi të John Lennon u shkatërrua si pasojë e një përplasjeje në vitet ’70, edhe pse rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.
Makina më interesante e koleksionit ishte ajo e George Harrison, që ironikisht konsiderohej si anëtari i qetë i grupit.
Fillimisht “Mini Cooper-i” i tij kishte ngjyrë të zezë, por ai punësoi dy artistë holandezë për ta gjallëruar atë me ngjyrë të kuqe dhe motive të ndezura.
Më vonë, Harrison ia la makinën mikut të tij të ngushtë Eric Clapton, që e ngjyrosi sërish me një ngjyrë më të zymtë dhe e la të ndryshkej në një fermë.
Sidoqoftë, sot automjeti mbetet pronë e familjes Harrison.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë