Kremlini: Nuk e dimë nëse Vladimir Putin do të garojë sërish për president

28 Shkurt 2023 | 10:06

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov ka thënë për mediat në Rusi se Putin nuk është në atmosferë fushate, pasi aktualisht është shumë i zënë.

“Nuk e kemi dëgjuar duke thënë diçka, nëse do të garojë apo jo. Kjo do të thotë se është ende herët”, ka thënë Peskov.

Putin – i cili ka dhënë urdhrin për nisjen e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar – ka qenë president i Rusisë në periudhën 2000-2008 dhe sërish nga viti 2012.

Për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së Rusisë, atij do t’i mundësohet gara edhe në vitin e ardhshëm, shkruan REL.

Në të kaluarën, Putin e ka bërë të ditur kandidim pak para zgjedhjeve, ndonëse është ditur edhe publikisht se e synon pushtetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026