Gara për Shtëpinë e Bardhë, analisti Gashi: Mbështetja amerikane për shqiptarët është dypartiake

3 Nëntor 2020 | 16:05

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tema më e diskutuar e momentit, ku fitorja e njërit apo tjetrit kandidat do të parashtrojë edhe një hipotezë potenciale të mënyrës se si mund te ndryshojnë politikat e jashtme të SHBA-së. 

Euronews Albania zhvilloi një bisedë me analistin politik Drilon Gashi, i cili u shpreh se ndryshe nga herët e kaluara, vota e këtij viti në SHBA konsiderohet si “vota më domethënëse e amerikanëve”.

“Në po gjendemi në një atmosferë më ndryshe se sa në zgjedhjet e mëparshme. Kësaj here kemi mbase votën më domethënëse në historinë e fundit të amerikanëve. Filluan me debate shumë ndryshe nga se kemi parë herët e kaluara nga të dyja palët, dhe pastaj kaluam në ditët e fundit në fushatë  në ato shtet, që cilësohen si një “fushëbetejë”, tha ai.

Pjesa e cila shihet me domethënie të veçantë ka të bëjë me shqiptarët dhe zgjedhjen e tyre mes Trump apo Biden. Analisti shtoi se SHBA ka një mbështetje dypartiake për shqiptarët, ndërkohë kandidatin demokrat Joe Biden e shikon më të favorshëm për interesin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në të dyja palët shqiptarët do të gjejnë mbështetjes pavarësisht rezultatit. Besoj se kam një bindje se Zoti Biden për shkak të lidhjes me Kosovën, mbase do t’i çonte me tej lidhjet. Përkrahja amerikane për shqiptarët ka qenë dypartiake, por z. Biden portretizon një Amerikë më të bashkuar”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026