Finlanda më afër pranimit në NATO pa Suedinë

28 Shkurt 2023 | 15:32

Finlanda më 28 shkurt nis debatin parlamentar që synon të përshpejtojë rrugën e shtetit drejt pranimit në NATO dhe duke rritur gjasat që ta vazhdojë këtë rrugë vetëm pa shtetin fqinj, Suedinë.

Finlanda, që ka një prej kufijve më të gjatë me Rusinë në Evropë, dhe Suedia hoqën dorë nga politika dekadëshe e mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore majin e kaluar, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Por, për shkak se u përball me më pak pengesa diplomatike sesa Stokholmi, Helsinki duket se po lëvizë drejt NATO-s edhe para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në prill në Finlandë, teksa opinioni publik po ashtu mbështet anëtarësimin në aleancë.

Të dy shtetet kanë marrë mbështetjen e 28 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s. Vetëm Hungaria dhe Turqia ende nuk kanë ratifikuar pranimin e dy vendeve nordike në aleancën ushtarake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj. Ebola sipas një raporti...
15:40 | 26/07/2026

Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez do të kthehet në Honduras të dielën, tetë muaj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e fali atë ndërsa...
15:31 | 26/07/2026

Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës

Mes inflacionit të lartë dhe dëmeve të përhapura në infrastrukturë, qeveria iraniane ka paralajmëruar se çmimet e benzinës, të subvencionuara shumë, mund të duhet të...
15:23 | 26/07/2026