“Gjithçka ndodhi në nëntë minuta”, fizikantja tregon detaje rreth sulmit në Austri

3 Nëntor 2020 | 19:14

Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, u trondit mbrëmjen e djeshme pasi nga një sulm me armë mbetën të vrarë katër persona, dhe mbi 20 të tjerë u plagosën. Kjo ngjarje e rëndë zgjoi në këmbë autoritetet vjeneze, por edhe vendet e tjera, të cilat njëzëri dënuan aktin e rëndë.

Fizkantja Eva Dyrnjaja tregoi për Euronews Albania situatën 24 orë pas sulmit në Austri. Ajo u shpreh se Policia ka vënë gjithçka nën kontroll, dhe se nga të gjitha videot që ka shqyrtuar, thuhet se i gjithë sulmi me armë ka zgjatur rreth nëntë minuta.

Duke iu referuar autoriteteve, znj. Dyrnjaja shprehet se qeveria austriake nuk e ka përmeduar fare fjalën “shqiptar”, referuar të riut Kujtim Fejzullahu me origjinë nga RMV, që sipas autoriteteve dyshohej se ishte ‘koka” e sulmit terrorist.

“Në orën 19:30 në edicionin e lajmeve u tha se u bë i ditur më në fund identiteti i vrasësit. Këtu për fat të mirë, qeveria austriake nuk ka përmendura fjalën “shqiptar” dhe origjinë shqiptare. Ai ishte një 20-vjeçar dhe ka lindur në Vjenë dhe mbante dy nënshtetësi, shtetësinë austriake dhe shtetësinë nga RMV. Kjo është e thënë zyrtarisht nga ministri i Brendshëm. Ai ishte i dënuar, i cili një vit më parë në lidhje me xhihadin synonte  të shkonte në Siri.Policia thuhet se ka çdo gjë nën kontroll, dhe unë besoj se është kështu. Pasi Policia ka analizuar të dhënat dhe videot, mendohet se ai ishte i vetëm në aksion, Gjithçka ka ndodhur në nëntë minuta dhe më pas është ekzekutuar nga policia”, tha ajo. 

Lexoni gjithashtu:

Euronews Albania në fshatin e origjinës së terroristit, banorët të tronditur për sulmin në Austri

Terroristi me origjinë shqiptare, ministri austriak: Kujtim Fejzullahu vjen nga RMV

Autori i sulmit terrorist në Vjenë dyshohet të ketë qenë me origjinë shqiptare

Udhëheqësit shqiptarë mesazhe ngushëllimi Austrisë për sulmin terrorist

Sulmi terrorist në Vjenë, katër të vdekur dhe disa të plagosur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021